
BE ka deklaruar sot përmes zëdhënësit Peter Stano se të gjitha faktet e sulmit në Banjskë duhet të hetohen nga Kosova dhe se pret bashkëpunim të plotë nga Beogradi. Ai theksoi se hetimi është në duart e Policisë së Kosovës të cilët po bashkëpunojnë me EULEX-in. Stano shtoi se është parë prania e Milan Radoiçiçit në sulmin e 24 shtatorit.
“Janë dy shqetësime kryesore: pra është sulmi terrorist dhe zbulimi i një sasie të madhe të armatimit në veri, kjo është shumë shqetësuese. Gjithashtu kemi vërejtur pozicionimin e ushtrisë serbe në linjën kufitare me Kosovën dhe kjo duhet të ndalet menjëherë. Nuk ka vend për ushtri dhe forcë. Krejt kjo duhet të ndalet. Ky ka qenë mesazhi i përfaqësuesit për politikë të Jashtme për të dyja vendet”, tha Stano.
“Ne jemi duke bashkëpunuar me partnerë dhe po shkëmbejmë qëndrime me ta. Ne nuk po komentojmë se çka po sillet çdo ditë. Ne po presim hetim për çdo gjë. Bashkimi Evropian e ka thënë shumë qartë, se do të vendosë masa nëse vendet e BE-së vendosin që kanë mjaftueshëm fakte”, shtoi ai.
Stano tha se BE pret bashkëpunim të plotë dhe pa kushte nga Serbia në lidhje me këto hetime.
“Ne duhet ta shohim pikturën e plotë të hetimeve. Nuk do të komentojmë qëndrimet personale, pasi Bashkimi Evropian do të përgjigjet unanimisht nga vendimi i të gjitha vendeve që përbëjnë unionin. Dialogu ka qenë aty për vjet, dhe prioriteti i BE-së është rikthimi në këtë proces. Po të kishte normalizim të marrëdhënieve nuk do të ndodhin këto që ndodhen”, ka thënë ai.



