
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka sjell në vëmendje mënyrën e dyshimtë se si baza detare në portin e Limionit në Sarandë i kaloi dy kompanive private nëpërmjet një koncesioni të dhënë në vitin 2019.
Sipas Dervishit, procedura është zhvilluar me shkelje të hapura ligjore, duke mënjanuar Flotën detare
Kjo pronë është sekuestruar që në 2023. Prona e ushtrisë nuk është pronë e Këshillit të Ministrave, por duhet të dalë një dekret nga presidenti. Pasi këtyre dy shoqërive u jepet ky koncesion futet në lojë Forca Detare për pjesën e bazës së Sarandës që është ndihmëse e bazës së Pashalimanit. Aktualisht 40 mijë metra katrorë ishin ato që kanë probleme që i ka ushtria. Meqë ajo ishte e Forcës Detare, Kastrati dhe Edil-Al duhet të ndërtonin një bazë të re, me një bankinë, një ndërtesë rreth 3 milionë euro. Olta Xhaçka i thërret se nuk ka lekë investitori. Kërcet debati me Artur Meçollarin. Ndërhyn Xhaçka dhe thotë nuk bëhet. Arturi thotë bëje se unë nuk e bëj.
Artur Meçollari shkarkohet. Këtu futet në lojë Bardhyl Kollçaku si shef i shtabit të përgjithshëm dhe duhet të jepte OK baza detare.
Ka dyshime për këta njerëzit që kanë kompanitë se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në vendimmarrjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Janë nga vendimi i Gjykatës së Lartë që ka vendosur të jetë nën sekuestro për Limionin.



