
Politologu Ilir Kalamaj në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me reformën zgjedhore dhe territoriale të cilën e ka cilësuar si një lajm të mirë nisjen e këtij procesi dhe veçanërisht faktin që opozita paraqitet e bashkuar.
Ai tha se ajo që duhet të prodhohet nga ky komision është që të zgjidhet problemi i ndërlidhjes së rajoneve, ndërsa theksoi se ky është një proces i vonuar dhe duhet të kryhet patjetër brenda vitit.
Është lajm i mirë që nisi ky proces qoftë për reformën territoriale apo atë zgjedhore. Bylykbashi është një nga ekspertët më të mirë, fakti që opozita paraqitet e bashkuar është lajm i mirë sepse këto reforma duhet të bëhen njëkohësisht dhe duhet të zgjidhim problemin e ndërlidhjes së rajoneve, zhvillimin e periferisë, apo problemet financiare. Pra duke e kryer të gjithë së bashku kjo merr qëllim me synim që të mos prodhohet për të qenë në dëm të opozitës. Është një proces i vonuar dhe duhet të kryhet patjetër brenda këtij viti dhe kërkon ekspertizën më të mirë ndërkombëtare. Problemi qëndron tek fakti se këtu ka munguar vullneti. Këto janë procese të nisura kohë më parë, por dhe kur ishte vullneti herësi i Damianit prishi konsensusin për listat e hapura.
Më tej Kalemaj theksoi se reforma zgjedhore do mbështet nga OSBE-ODHIR, ndërsa u shpreh se dhe palët kanë mjaftueshëm eksperiencë për të arritur në një produkt përfundimtar që kërkon vullnet.
Po shoh që grupi parlamentar i PD-së së Alibeajt kishte marrë Bejkon si ekspert, mund të merren dhe ekspertë të jashtëm apo mendime për të përafruar legjislacionin tonë me atë të Bashkimit Europian dhe në momentin që ne do hapim kapitujt e integrimit të përafrojmë fondet dhe pa u arritur një reformë e mirëfilltë është e vështirë të akordohen fondet. Para disa javësh ka qarkulluar një draft që u tha se ishte i alibeaj gjë që u mohua nga ata ende jemi duke luajtur në këto ujëra të turbullta, nuk dihet ende çfarë kërkon PD. Gratë do të jenë të diskriminuara për të qenë në listën e kandidatëve, përpos faktit që do kemi një ndarje jo linare, pra sistemet janë në favor të mazhorancës. Ne duhet të shmangim hartën sipër drinit me ngjyrë blu dhe poshtë rozë. Ne duhet të kryejmë një lidhje më ekuivalente mes qytetarit dhe deputetit dhe duhet të shmangim aksionin e të fortëve.
Ndërsa duke komentuar mbi ngjarjet e ndodhura kohët e fundit, Kalemaj deklaroi se maxhoranca nuk mund të fshihet pas gjethes së fikut në rastin konkret pas përçarjes së opozitës lidhur me zullumet e ndodhura kohët e fundit. Ai u shpreh se votat blihen gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa shtoi se duhet konsensus kombëtar dhe të shkëputemi nga padrejtësitë.
Ka pasur raporte të vazhdueshme, të cilat kanë theksuar se paratë që vijnë nga droga, krimi, trafiqet përdoren për të blerë pushtet politik në Shqipëri, për të blerë votën, por kjo duhet të ndalojë kjo sepse votat nuk vidhen më në kuti. Është e vështirë sot që dikush të vrasë apo burgosë kundërshtarët politik, vota sot nuk vidhen më por blihet. Të gjitha këto procese duhen adresuar nuk mund ti zgjidhë një reformë e vetme zgjedhore, por natyrisht e mbështetur dhe nga ndërkombëtarët duhet të kufizojë sadopak, duhet të ketë një konsensus kombëtar siç ndodhi me ligjin e dekriminalzimit. E vetmja gjë që mbetet tani është që ata që dalin nga dera të mos na futen nga dritarja dhe të bëhen koordinatorë zgjedhjes në ato të ardhshmet. Duhet konsensus kombëtar për tu shkëputur nga padrejtësitë.



