Drejtoresha e re e Agjencisë së Administrimit të pasurive të Sekuestruara Risena Xhaja, ka shkarkuar administratorin e inceneratorit të Tiranës Arjan Baci, duke e zëvendësuar atë me ish-drejtorin e Tatimeve në Elbasan, Indrit Karaj.

Drejtoresha e agjencisë në një prononcim për MCN u shpreh se administratori i mëparshëm i inceneratorit nuk kishte performancë të mirë. Xhaja shtoi se edhe profili i tij nuk ishte i duhuri për të menaxhuar inceneratorin.
Kompania Integrated Energy B.V SPV e cila ka kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës u sekuestrua nga SPAK në gusht 2023.



