Shtyhet seanca plenare e së enjtes/ Votimi i Kodit Zgjedhor hiqet nga rendi i ditës

 Shtyhet seanca plenare e së enjtes/ Votimi i Kodit Zgjedhor hiqet nga rendi i ditës

Kuvendi i Shqipërisë njofton sot se seanca e radhës plenare nuk do të mbahet në datën 1 tetor sikurse ishte parashikuar, por në datën 5 tetor.

Sipas njoftimit, ky ndryshim bëhet për t’ju ardhur në ndihmë palëve për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në njoftim, Kuvendi shprehet se seanca e së enjtes do të zhvillohet të hënën në orën 10.00.

“Kryetarët e grupeve parlamentare opozitare është depozituar kërkesa për heqje nga rendi i ditës së nismave ligjvënëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikuar për seancën plenare të datës 1 tetor 2020. Me porosi të kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lënë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë, edhe ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor janë shtyrë. Votimi nen për nen që ishte planifikuar të bëhej sot në Komisionin e Ligjeve është shtyrë po ashtu, me çka palët politike kanë më shumë kohë në dispozicion për të arritur një konsensus final.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy