“Xhadat”- Në familjen nga Saranda, aty ku 7 vetë jetojnë si në mesjetë

“Xhadat”- Në familjen nga Saranda, aty ku 7 vetë jetojnë si në mesjetë

Familja Kasaj, nga qyteti i Sarandës, e përbërë nga 7 anëtarë i është drejtuar dëshpërimisht emisionit “Xhadat”, pasi jeton në kushte tepër të vështira.

Vjollca Kasaj, e zonja e shtëpisë shprehet se e kanë tepër të vështirë të përballojnë jetesën vetëm me rrogën e bashkëshortit. 

Kam 5 fëmijë të vegjël, ku më i madhi është 15 vjeç dhe më i vogli 3 vjeç. Burri ka pësuar një aksident me motor dhe ka vendosur hekura në këmbë. Punon i shkreti roje nate, por me 200 mijë lekë që merr nuk ja dalim dot.

Unë nuk punoj dot vetë sepse kujdesem për fëmijët. Na i kanë prerë ca herë dritat.. jam borxh 160 mijë lekë në dyqan ushqimesh, sepse kam 2 muaj pa i larë.

Nuk kemi me çfarë të ngrohemi në dimër, por mbulohemi me batanije, kurse në verë s’kemi me çfarë freskohemi. Kemi nevojë për strehë dhe ushqime.

Djali i madh i shtëpisë, Emanueli, 13 vjeç shtoi:

Quhem Emanuel Kasaj. Në mësime jam i nivelit mesatar. Nuk marr lekë në shkollë, por më jep mami bukë me vete. Kam qejf të bëhem polic kur të rritem, që të mbroj njerëzit.

Ndërsa për sa i përket kushteve të shtëpisë, duket sikur i përkasin kohës së mesjetës.

Tek kjo dhomë flemë të gjithë, nga 2 veta në një divan. Dhoma nuk ka dyer dhe në dimër bën që të kemi shumë ftohtë... ngrijnë fëmijët. Nuk kemi as dush, por lahemi me kovë.

Dritareve iu kemi vendosur karton  që të mos fryjë era në dimër. Fëmijët i ushqej me bukë thatë, ose çfarë të sajoj”- tha Vjollca. 

Kontaktoni në: 069 721 0623 ose 0682280662

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy