Tentoi të vrasë një person pas një sherri për motive të dobëta, arrestohet 43-vjeçari më Elbasan/ Në pranga dhe i dëmtuari për moskallëzim krimi

Tentoi të vrasë një person pas një sherri për motive të dobëta, arrestohet 43-vjeçari më Elbasan/ Në pranga dhe i dëmtuari për moskallëzim krimi

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 43-vjeçar me iniciale M.A pasi ka tentuar të vrasë me mjet prerës një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se në një lokal në lagjen "Luigj Gurakuqi", gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. A. ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin R. B., 59 vjeç. 

 

Më tej, u kryen veprimet për arrestimin në flagrancë edhe të shtetasit R. B., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen. 

 

I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

 

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për ngjarjen. 

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy