Një debat i ashpër është zhvilluar ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar, të cilat PS ka vendosur që do të transmetohen ‘live’.
Ka qenë vendimi i PS-së për të shkurtuar fondet dhe numrin e punonjësve të komisioneve të vettingut, që ka hapur debat mes deputetët të PS-së në mbledhje.
I pari që ka mbrojtur këtë vendim ka qenë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka theksuar se nga aspekti financiar nuk I kushtëzon komisionet e vettingut në kryerjen e punës së tyre.
Por, nga ana tjetër, Erion Braçe ka shprehur pakënaqësi për mënyrën sesi ka kaluar ky vendim në Komisionin e Ekonomisë.
Braçe: Vendimi për vettingun ka efekte financiare. Këtë herë kaloi, por unë dua që herë tjetër të mos ndodhë më që të mos kalojnë në komisionin e Ekonomisë.
Balla: Sa herë që bëhet fjalë për vendime a ligje me faturë financiare është detyruese që të kalojë në komisionin e ekonomisë. i tërheq vëmendjen shërbimeve të Kuvendit.
Fino flet nga vendi
Braçe: Po mirë mo Bashkim, po deshe ti nuk e mbledhim fare.
Rama: Bashkim, Bashkim, është live



