
Adhurim Selmani, është një instrumentist nga Peshkopia, i cili që në moshën 7 vjeç, ka nisur rrugëtimin muzikor fillimisht me instrumentin e daulles.
Ai thotë në studion e emisionit “Zgjohu me MCN”, se ka provuar instrumentet për ta kaluar te klarineta e saksofoni, me të cilat performon në dasmat shqiptare me një mënyrë unike duke u shtrirë shpesh në tokë.
E kam nisur fare i vogël që 7 vjeç, fillimisht me daullen, në Shtëpinë e Kulturës në Maqellarë. Aty i kam provuar të gjitha instrumente dhe mbaj mend kur gjyshi më pati thënë mos i përdor të gjitha se do ngelesh pa asnjë.
Unë u dashurova me klarinetën. E kam filluar që 16 vjeç, kur kam mbaruar kursin në Selitë.
Jam çapkën nga natyra dhe kur performoj mundohem të jap shpirtin me dasmorët. Është adrenalinë e pa[arë kur shtrihem para tyre dhe i shoh ata sipër meje, nxjerr shpirtin jashtë vendit për ta.



