Tola: Shkeljet tek ne janë shumë të mëdha, drejtuesit e mjeteve nuk kanë dalë të formuar (VIDEO)

Tola: Shkeljet tek ne janë shumë të mëdha, drejtuesit e mjeteve nuk kanë dalë të formuar (VIDEO)

Duke marrë shkas nga aksidenti i rëndë i Vlorës ku për pasojë u shua një familje, drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola tha se mobilizimi i Ministrisë dhe policisë do të çonte në minimizimin e aksidenteve rrugore.

I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Tola tha shkeljet në vendin tonë janë shumë të madha për shkak se drejtuesit e mjeteve nuk dalin të formuar nga autoshkollat. Nga 1 milionë drejtues mjetesh që ka në Shqipëri drejtori i Policisë Rrugore tha se më shumë se 1000 prej tyre përfshihen në aksidente.

“Lejet e drejtimit që merren sot në vend janë leje për të drejtuar mjetin dhe jo licensa. Dikur marrja e patentës kërkonte rreth 2 vjet. Përsosja e metodave të kontrollit të autoshkollave është diskutim tjetër. Jo të 1 milionë njerëzit që kanë leje drejtimi në Shqipëri janë profesionistë. Shkeljet tek ne janë shumë të madha dhe kjo do të thotë se drejtuesit e mjeteve nuk kanë dalë të formuar. Autoshkollat nuk duhet të merren vetem me tabelat. Aksidenti i Vlorës e kalon masën e shqetësimeve të vogla, një familje e tërë u shua. Përtej analizave të vogla ky aksident të çon në analiza të thelluara për të rregulluar këtë situatë.  Me përpjekjen e Ministrisë dhe policisë aksidentet minimizohen. Shqipëria ka miliona njerëz të cilët drejtojnë automjete dhe ata që përfshihen në aksidente janë rreth 1000”, tha Tola.

Për autorin e ngjarjes së Vlorës ku mbetën të vdekur 4 anëtarë të së njëjtës familje, Tola tha se ai ishte identifikuar nga policia dhe kishte 8 gjoba, madje edhe për tejkalim shpejtësie.

“Ai ishte identifikuar nga policia dhe kishte 8 gjoba, ka qenë i ndërshkuar dhe ka pasur edhe gjobë për tejkalim shpejtësie. Nëse e konsiderojmë të fortë ne mund të bëjmë bashkë një bast dhe nëse gjeni të fortë që nuk kanë marrë gjoba. Policia rrugore është një trupë që ndërshkon dhe në momentin që përfshiheni në aksident policia shkon, këqyr dhe shikon rrethanat e aksidentit dhe çohet në dyert e gjykatës. Jemi vendi që ndërshkojmë më shumë në Europë”, tha Tola.

Drejtori i Policisë Rrugore i bëri thirrje autoshkollave të mos merren vetëm me tabelat e qarkullimit, ndërkohë që theksoi se rregullorja tashmë ka ndryshuar dhe gjobat për tejkalim shpejtësi, parakalim të gabuar apo përdorim celulari do të jenë shumë të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy