
Shpesh mendohet çfarë duhet konsumuar për të rënë në peshë, por më pak për personat që janë të dobët dhe duan të shtojnë peshë.
Tranerja e fitnesit Ilmona Hamza, për programin mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se këta persona e kanë më të vështirë shtimin në peshë, krahasuar me personat që duan të dobësohen.
Këta persona e kanë po aq të vështirë të marrin peshën njësoj me ata që duan të humbin ën peshë, është akoma më vështirë, dhe më besoni, nuk janë të pakët.
Kjo vjen si pasojë e faktorëve te ndryshëm, për faktin se ata e kanë metabolizmin e shpejtë, një arsye tjetër është se ata marrin më pak kalori se ata që nuk kanë nevojë.
Kjo mund të ndodh se ata kanë faktor të tillë gjenetikë dhe pavarësisht se konsumojnë ushqim. Ata kanë ngjashmëritë gjenetike me njëri prind, pastaj ka faktorë shëndetësore që kanë të bëjnë më stresin, ankthin, probleme me tretjen dhe teroiden.
Trajnerja e fitnesit sugjeron ushqimet që duhet konsumuar për të fituar peshë në mënyrë të shëndetshme.
Këta persona kanë tendencë të shtojnë peshë në mënyrë të gabuar.
Gjeja e parë që të shkon me mendje se konsumojnë ushqime fast food, që të marrin peshë sa më shpejt. Kjo mund të funksionojnë sepse këto ushqime përbejnë kalori të larta por është peshë e pashëndetshme sepse përbejnë sheqerna, yndyrna të ngopura, të cilat çojnë në sëmundje të zemrës diabet, pra nuk janë të shëndetshme për përdorim të gjatë.
Gjeja më kryesore të rrisim kaloritë ditore është të konsumojnë pesë vakte, nga këto dy vakte ndërmjetëse. Jo ushqime fast foof, jo pije energjetike, jo sheqerna.



