
Për të mbrojtur flotën e Detit të Zi, Rusia do të përdorë gjithashtu delfinët e stërvitur .
Kjo e dhënë bëhet me dije nga Insituti Detar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazë të disa imazheve satelitore që identifikojnë dy rrethime delfinësh të pozicionuar në hyrje të portit të Sevastopolit në kohën e pushtimit rus të Ukrainës.
Sevastopol, Krime, është baza kryesore detare ruse në Detin e Zi, e goditur kohët e fundit. Anijet në portin ushtarak janë jashtë rrezes së raketave ukrainase, por mbeten të pambrojtura ndaj sulmeve nënujore.
Delfinët janë trajnuar nga rusët, por edhe nga amerikanët, për të luftuar sulmet e zhytësve.
Shtetet e Bashkuara filluan programin e parë gjatë Luftës së Vietnamit dhe tani ka qindra 'ushtarë' të kësaj ushtrie detare.



