
Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë sot një hap para drejt anëtarësimit në BE. Kjo pasi këshilli i BE-së ra dakord sot për të rishikuar metodologjinë e zgjerimit në negociatat e pranimit që po bëhen me këto dy vende.
Si Serbia ashtu edhe Mali i Zi ranë menjeherë dakord për të pranuar këtë metodologji për zgjerimin e BE-së. Ndryshimet do të vendosen brenda kornizave ekzistuese të negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë gjatë Konferencave të ardhshme Ndërqeveritare.
Një deklaratë për shtyp theksoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij kanë shprehur vazhdimisht mbështetjen e tyre të qartë për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.
"Kjo perspektivë e vendosur, e bazuar në merita, e anëtarësimit të plotë në BE për Ballkanin Perëndimor është në interesat politike, të sigurisë dhe ekonomike të vetë Bashkimit", lexon deklarata.
Ana Paula Zacarias, Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë, e cila mban Presidencën e rradhës së Këshillit, tha se një perspektivë e besueshme e pranimit ishte drejtuesi kryesor i transformimit në rajon dhe rritjes së mundësive për sigurinë dhe prosperitetin tonë kolektiv.
“ËShte një mjet kryesor për të promovuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore, të cilat janë gjithashtu motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, integrimit shoqëror dhe spiranca thelbësore për nxitjen e pajtimit dhe stabilitetit rajonal. Mirëmbajtja dhe përmirësimi i kësaj politike është e domosdoshme për besueshmërinë e BE-së, për suksesin e BE-së dhe për ndikimin e BE-së në rajon dhe më gjerë ", tha Zacarias.
Duke folur në konferencën për shtyp pas takimit të Këshillit, Zacarias tha se kishte pasur "përparim të qartë" në negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë.
Ajo shtoi se Presidenca ende shpreson të mbajë Konferencat Ndërqeveritare dhe të përfundojë negociatat mbi Instrumentet e reja për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA).



