
Në janar të vitit 2014, Karl Lagerfeld mbajti për Chanel një shfaqje haute couture ku modelet, nën tingujt e një orkestre harqesh, të stolisura, të veshura me pëlhura të shtrenjta e të rralla ngjiteshin nëpërmjet shkallëve madhështore dhe… kishin veshur atlete. Një zgjedhje ndoshta e çuditshme, por një hap krejt radikal në botën e modës.

Lëvizja po mirëpritet në botën e modës së lartë.
Pesë vjet më vonë, fenomenin i modës së atletes nuk ka pikë kthimi pas. Që atëherë atletet po shfaqen më të çmendura, më të rënda dhe në mjaft raste edhe më të shtrenjta. Dhe janë ndër 10 produktet më të kërkuara të modës.

Instagram-i është plot me influencers – si Gigi, Bella Hadid dhe Hailey Bieber – që veshin atlete të rënda me gjithçka, që nga fustanet cocktail e deri te xhinset. Marka si Louis Vuitton Archlights dhe Balenciaga Triple S, janë ndër më të parapëlqyerat.
Serena Williams veshi atlete me fustanin e saj Valentino në festën pas dasme të Princit Harry dhe Meghan Markle. Tashmë, kodet e veshjes kanë ndryshuar, atletet mund të vishen edhe në punë.

“Gen-Xers and gen-Yers po largohen prej takave dhe idesë seksiste se gratë duhet të veshin taka në zyrë", thotë Lyst’s Morgane Le Caer.
“Atletet luksoze janë shenjë e kohës dhe tregues të një mënyre veshjeje gjithëpërfshirëse”, thotë Lucia Savi, kuratore e muzeut Victoria & Albert Museum.
Seks dhe pushtet
Nëse taka e lartë është një mjet patriarkal për të ngadalësuar gruan, atëherë moda e atletes është përgjigjja e duhur.
A është ky fundi i takave? Ndoshta jo.
Marrëdhënia jonë me këpucët marramendëse mbetet ende një burim i ndërlikuar për debatet feministe.
Simbolika e takës së lartë varet nga kontektsti dhe opinion personal.
“Është një këpucë për ambicie, kopertina revistash, tapetë të kuq, shfaqje ku jepen çmime, kabinete, gjykata, parlamente… Në mënyrë paradoksale ose jo, sipas industrisë 150-vjeçare të modës, ajo shihet edhe si një këpucë për seks”, thotë Summer Brennan, autorja e librit “High Heel” (Takë e Lartë).

Takat e larta në fillim janë përdorur nga meshkujt për të treguar burrërinë
Takat erdhën në Evopë nga Azia në shekullin XVI dhe fillimisht burrat i vishnin gjatë kalërimit, sepse takat ndihmonin që këmba të rrinte në fre.
Më vonë u vesh nga gratë dhe fëmijët.
Louis XIV, që udhëhoqi Francën që nga viti 1643 gjer në 1715, ishte ndër ndikuesit e parë.
Këpucët e tij të zbukuruara ishin të papërshtatshme për aktivitet fizik, por përforconin statusin e tij të fuqishëm.

Sot ka ende industri ku taka është pjesë e kodit të veshjes së grave. Në 2016, Nicola Thorp, recepsioniste në Britani, u pushua nga puna sepse refuzoi të vishte taka të larta në punë. Incidenti u bë skandal dhe më shumë se 150 000 firmosën një peticion që të ndaloheshin rregullat në lidhje me takat në vendet e punës dhe të bëhej një hetim për kode seksiste të veshjes.
Gjer më tani ligji nuk ka ndryshuar.
Takat janë në kodin e veshjes në tapetin e kuq gjithashtu.
Në Festivalin e Filmit në Kanë një grua u kthye mbrapsht se nuk kishte veshur taka. Aktorë si Emily Blunt dhe Benicio Del Toro janë shprehur kundër këtij rregulli, kurse në vitin 2018 Kristen Steëart e përqeshi rregullin duke ecur zbathur në tapetin e kuq.

Megjithatë jo të gjithë stilistët janë duke e përfshirë atleten në koleksionet e tyre. Takat më të ulëta, të dizenjuara në forma të ndryshme dhe më të ulëta janë duke u përfshirë nëpër koleksionet e ndryshme.
Shumë besojnë se edhe pse lartësia e takës po zvogëlohet, ajo nuk do të ikë asnjëherë nga moda. /Sipas BBC/





