Dënimi deri në 5 vjet, veprat penale që i shpëtojnë “arrestit me burg”

Dënimi deri në 5 vjet, veprat penale që i shpëtojnë “arrestit me burg”

Me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale kufizohet aplikimi i masës së sigurisë “arrest me burg” për një numër të konsiderueshëm veprash penale.

 

Më konkretisht janë 164 vepra penale në total. të cilat do të përballen me masa më të buta sigurie, për shkak të dënimit që parashikon vepra konkrete penale.

 

Mes tyre 106 vepra janë për dënim maksimal deri në 5 vjet burg dhe 58 vepra me dënim minimal deri në 5 vjet burg.

 

Në mënyrë të detajuar janë 16 vepra penale me kundravajtje kundër pronës, 11 për kundravajtje për taksa dhe falsifikime, 10 kundër zgjedhjeve, 10 kundër lirisë, moralit dhe fëmijëve dhe 10 kundër mjedisit.

 

Vepra të tjera të cilat i shpëtojnë para burgimit janë ato kundër drejtësisë, në total 9, kundër rendit kushtetues dhe shtetit 9, kundër jetës 7, kundër doganave dhe taksave 7, 7 kundër rendit publik, 5 vepra për narkotikë dhe shëndet publik, 3 për sekretet shtetërore dhe 3 për punë dhe transport.

 

Për këto vepra penale si masë sigurie do të përdoren masat alternative “arresti në shtëpi”, “detyrim paraqitje”,” garancia pasurore” dhe “ndalimi për të dalë jashtë shtetit”.

 

Po ashtu përjashtohen nga paraburgimi gratë shtatzëna dhe me fëmijë nën moshën 6-vjeçare si dhe baballarët që janë kujdestarë të vetëm të fëmijës.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy