
Kryedemokrati Sali Berisha në një takim me gratë dhe vajzat në kuadër të 8 Marsit, i cilësoi si forcën kryesore të opozitës.
Ai shprehu mirënjohje ndaj të gjitha grave dhe vajzave demokrate, të cilat me ndihmesën, me guximin, me qëndresën e tyre, janë fibra kryesore e opozitës shqiptare dhe e Partisë Demokratike.
Sipas tij, gratë dhe fëmijët i përjashtonte në mënyrë absolute nga çdo lloj hakmarrje, ndërsa në Shqipëri numri i grave që vriten barbarisht nga mizorë, është dy herë më i lartë sesa të gjithë Europën marrë së bashku, duke shtuar se ky është regjimi i mizogjenisë.
Sot, në Shqipëri dhe mbarë botën, epërsia intelektuale e vajzave dhe e grave është definitivisht e konfirmuar. Sot në Shqipëri dhe në mbarë botën, eficenca e tyre është definitivisht e konfirmuar. Sot, dhe kjo ka qenë gjithnjë, kontributi i tyre në zhvillimin e një shoqërie ka qenë rreth dy herë më i madh sesa i burrave, sepse ju përballeni në 24 orë me punën në profesionet tuaja, por përballeni dhe me punën në familjet tuaja, e cila është një kontribut real për të gjithë shoqërinë dhe një kontribut thelbësor në nga atë çka një shoqëri krijon, të mirat që krijon.
Në këtë kuadër, detyrimet ndaj jush janë të pakufishme. Përsëri, nuk dua të harrojmë se muri i patriarkisë është dhunuesi më kryesor i të drejtave të njeriut kudo në botë, në Shqipëri, por kudo në botë. Beteja kundër këtij muri është beteja më fisnike, është beteja më e rëndësishme e njeriut për barazi, për dinjitet, për të drejta njeriu. Ky mur 5000 vjeçar nuk shembet në dekada.
Ky mur duhet shembur dhe gratë, vajzat, të gjithë ata të cilët besojnë se në forcën e jashtëzakonshme dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm në familje dhe shoqëri, duhet të bëjnë gjithçka që këtë mur ta zvogëlojnë çdo ditë e më shumë. Ju garantoj se beteja me këtë mur ka qenë dhe mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm, ndër objektivat më kryesorë të Partisë Demokratike.
Pa vendosur barazinë midis burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës, nënës dhe babait, shoqëria s'mund të jetë kurrë një shoqëri e drejtë, një shoqëri e parimeve dhe e idealeve të larta njerëzore. Por, në Shqipëri sot, ajo që përballet më shumë me të gjitha të këqijat e këtij regjimi është nëna, motra, gruaja dhe vajza. Ky është realiteti. Para syve tanë, kombi që nënat tona e sollën në shekuj dhe mijëvjeçarë si komb shqiptar, po tretet, po shkon drejt shuarjes të pashmangshme.
Gratë dhe fëmijët i përjashtonte në mënyrë absolute nga çdo lloj hakmarrje. Kurse këtu, numri i grave që vriten barbarisht nga mizorë, nga njerëz mizorë, është dy herë më i lartë sesa të gjithë Europën marrë së bashku. Sepse ky është regjimi i mizogjenisë. Ky është regjimi i banditëve, të cilët nuk kanë norma. Ju e patë çfarë ndodhi dje në parlament. Dhe unë duhet të dënoj me forcën më të madhe, t'i shpreh solidaritetin tim më të madh Albanës, e cila u agresua në atë mënyrë në parlament vetëm e vetëm se ka përfaqësuar me dinjitet ju.



