
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv për të vendosur sanksione të reja kundër një numri agjentësh, firmash financiare dhe bankash të cilat ndihmuan Rusinë që të financonte makinerinë e saj të luftës.
Këtë e kanë bërë të ditur disa zyrtarë të lartë të administratës amerikane gjatë një konference për mediat.
Ky është, një vendim i marrë së bashku me partnerët e G7.
Këto sanksione të reja, prekin drejtpërdrejt kompanitë, institucionet dhe bankat të cilat kanë luajtur një rol si lehtësues.
Dekreti lejon futjen e kufizimeve ndaj institucioneve financiare që kryejnë transaksione ose sigurojnë çdo shërbim që përfshin bazën ushtarako-industriale ruse, duke përfshirë shitjen, furnizimin, transferimin në Federatën Ruse të çdo mall ose klase mallrash të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.



