
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e cilëson pikë kthese në luftën kundër terrorizmit ekzekutimin e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.
"Vrasja e udhëheqësit të Daesh-it shënon një pikë kthese në luftën tonë të përbashkët kundër terrorizmit", shkroi Erdogan në Twitter.
Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë t'i mbështesë përpjekjet anti-terroriste, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.
"Jam i sigurt se lufta vendimtare kundër terrorizmit, në përputhje me frymën e aleancës, do të sjellë paqe për gjithë njerëzimin", tha Erdogan.
Al-Baghdadi ka qenë një nga terroristët më të kërkuar në botë.



