
Situata e vështirë e krijuar nga reshjet e 24 orëve të fundit kanë detyruar autoritetet e aeroportit të Rinasit të pezullojnë të gjitha fluturimet. Njoftimi u dha mbrëmë pas mesnate nga Komiteti i Emergjencave Civile në Kryeministri.
Për shkak të motit të keq, ditën e djeshme u devijuan dy fluturime. Një avion i nisur nga Milano, u devijua në Bari në orën 21:25 dhe një charter i nisur nga Stambolli i Turqisë u devijua në Shkup në orën 21:20.



