Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Xhezair Zaganjorit (VIDEO)

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Xhezair Zaganjorit (VIDEO)

Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të  Pavarur të Kualifikimit për kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Ankimimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese i Komisioneri Publik u bë pasi shqyrtoi vendimin e Komisiont të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim.

Komisioneri Publik vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta rikonfirmojë në detyrë, Zaganjorin.

Ne seancën dëgjimore të zhvilluar në 20 korrik, vetë kryegjyqtari dha sqarime ne lidhje me gjetjet që Komisioni i kishte konstatuar gjatë kontrollit të pasurive të tij.

Sipas KPK-së, ne deklarimet e bëra nga kreu i Gjykatës së Lartë kishte pasaktësi si dhe kishte shmangie të detyrimeve tatimore.

Gjetjet e Komisionit u kundërshtuan nga kreu i Gjykatës së Lartë, i cili paraqiti prova shtesë në lidhje me të ardhurat e tij ndër vite, të cilët nuk ishin pasqyruar në deklaratën vetting.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy