Paratë e pista, Hoxha: Përfituesit e mëdhenj oligarkët dhe bankat

Paratë e pista, Hoxha: Përfituesit e mëdhenj oligarkët dhe bankat

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se vendi sot është në një situatë ku ka një bum dhe rritje ekonomike, ndërsa prodhimi i brendshëm ka rënë dhe qytetarët shqiptarë janë larguar nga vendi. Sipas Hoxhës, ky fenomen ndodh për shkak të parave të pista që kanë hyrë në Shqipëri.

Hoxha tha se narkotrafikantët pastrojnë paratë përmes oligrarkëve që kanë në pronësi kompani të mëdha dhe me emër, pasi ato mund të kërkojnë një borxh në bankë dhe ta investojnë atë në vend. Në këtë linjë, Hoxha tha se përfituesit më të mëdhenj nga pastrimi i parave në vend janë oligarkët dhe bankat.

“Ka një të dhënë interesantë te këmbimi valutor në euro.. në 2010 ishte Berisha dhe është 5.5 miliardë dhe deri në 2020 kur fillon Covid është 6.3 dhe ka lëvizur me 12%. Covid fillon në mars 2020, kemi 6.3 mld dhe 2022 në 10.5 dhe viti i kaluar në 12 mld. Kjo mund të jetë koincidencë, por tregu më i pasur për narkotrafikantët e ka arritur pikun gjatë Covidid në 2.5 herë dhe gjatë kësaj kohe në të gjitha raportet krimi i organizuar shqiptar e ka rritur ndjeshëm gjatë Covid dhe është bërë një pikë e rëndësishme.

Problemi i madh i narkotrafikut është ku ti çojë paratë, ata përpiqen me çdo mënyrë që ato para të mos jenë të magazinuara por të lëvizin. Një nga persona e ekstraduar shqiptar, nga Emiratet e Bashkuara dyshohet se pasuria e tij është 1 miliardë dollarë.

Nëse ne flasim për këto nivele, atëherë dalim në pjesën që për shkak të zhvillimeve në Shqipëri dhe ekspozimit, nuk u intereson të merren më vendin tonë, por një pjesë tjetër përpiqet të gjejë linjat e duhura dhe një pjesë e mirë e këtyre parave u kamuflua nga investimet e kompanive.

Atyre u duhet një kompani me emër që të plotësoje pjesën legale dhe te pjesa financimit e gjejnë ata. Prandaj ne sot jemi në këtë situatë që nuk na përputhet ajo që shohim me atë që dëgjojmë.

Vendi sot është në një situatë dhe po të shohësh ka një bum dhe rritje ekonomike, por prodhimi i brendshëm bie edhe njerëzit ikin. Në gjithë këtë katrahurë lind pyetja nga vijnë lekët. Përfituesit më të mëdhenj të kësaj janë bankat, oligarkët...në një nr të kufizuar duarsh që kemi lënë ekonominë sa do vazhdojmë kështu. Brenda 5 vjeçarit të fundit nga gjysmë milioni euro për një vrasje kemi në 5 milionë dollarë, janë shifra të frikshme. E gjithë kjo është para që sigurohet në të zezë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy