Zbulohet fytyra e re e kartëmonedhës angleze

Zbulohet fytyra e re e kartëmonedhës angleze

Pionieri i kompjuterit dhe kodimit, Alan Turing, do të jetë fytyra e kartmonedhës së re 50-paundëshe të Bankës së Anglisë. I njohur për punën e tij si çkodues, punë që ishte vitale për aleatët në Luftën e Dytë Botërore, Alan Turing ishte një matematicien mjaft i njohur.

Kartëmonedha 50 paund do të jetë e fundit në letër e koleksionit të Bankës së Anglisë për të kaluar më pas nga letra në polimer, kur të hyjë në qarkullim deri në fund të vitit 2021. Kartëmonedha dikur u përshkrua si “paraja e elitave të korruptuara” dhe është më pak e përdorur në transaksionet e përditshme. Megjithatë, ka ende 344 milionë kartmonedha 50-paundëshe në qarkullim, me një vlerë të kombinuar prej 17.2 miliardë paund, sipas të dhënave të Bankës së Anglisë për qarkullimin e kartëmonedhave.

Alan Turing ishte një matematikan i shquar, puna e të cilit ka pasur një ndikim të madh në atë se si jetojmë sot. “Si baba i shkencës kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, si dhe një hero lufte, kontributet e Alan Turing ishin shumë të mëdha. Turing është një gjigant mbi supet e të cilit qëndrojnë kaq shumë gjëra”,- thotë guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney. Puna e Alan Turing, i edukuar në Sherborne, Dorset, ndihmoi në përshpejtimin e përpjekjeve të Aleatëve për të lexuar mesazhet Detare të Gjermanisë, të cilat ishin enigmatizuar me makinën Enigma.

Më pak i njohur është roli kryesor që ai luajti në zhvillimin e kompjuterëve të hershëm, së pari në Laboratorin Kombëtar Fizik dhe më vonë në Universitetin e Mançesterit. Në vitin 2013, atij iu dha falja mbretërore pas vdekjes për dënimin e tij të vitit 1952 për një padrejtësi të madhe, pas së cilës ai u tredh kimikisht. Ai ishte arrestuar pasi kishte një lidhje dashurie me një 19-vjeçar nga Manchester. Banka tha se trashëgimia e tij vazhdoi të kishte një ndikim në shkencën dhe shoqërinë e sotme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy