Hetim pasuror për Beqaj, gjykata urdhëron prokurorinë për hetim të thelluar (VIDEO)

Hetim pasuror për Beqaj, gjykata urdhëron prokurorinë për hetim të thelluar (VIDEO)

Gjykata urdhëron prokurorinë për hetim të thelluar pasuror për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Në vendimin prej vendimi 348 faqesh gjyqtari Erion Bani kërkon që SPAK të marrë nën hetim ish-ministrin Beqaj dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gentian Këri, Spiro Kuro, Leonard Grashi dhe Hektor Balluku për shpërdorim detyre.

Gazetari i MCN Arsen Rusta raporton se për veprën penale shpërdorim detyre GJKKO kërkon që Beqaj të hetohet për korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë.

Gjyqtari kërkon të bëhet hetim pasuror ndaj Beqaj për të kuptuar se pse ka ndikuar dhe favorizuar që kompania “Sani Service” të fitojë koncensionin e sterilizimit

Ndërkohë pas interesit të MCN prokurori Edvin Kondili i cili ndjek dosjen thotë se për ish-ministrin Beqaj dhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani ka një hetim të hapur përtej kërkesës për masë sigurie për 8 persona, mes tyre dy “arrest me burg” për Klodian Rrjepaj ish-zv.ministri i Shëndetësisë dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

SPAK konfirmon se ka një hetim të hapur ndaj Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Canit.

Për ish-ministrin Cani rezulton se me të njëjtin studim fizibilitetit fillimisht ka refuzuar ta marrë në financim koncensionin e sterilizimit dhe 45 ditë më pas me të njëjtin studim fizibiliteti, Cani pranon ta firmosë duke i dhënë dritën jeshile.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy