Në gjurmët e “Bella Ciao”, kënga partizane që nuk u këndua kurrë gjatë Rezistenës

Në gjurmët e “Bella Ciao”, kënga partizane që nuk u këndua kurrë gjatë Rezistenës

"Bella ciao", një histori sa kontroverse, aq edhe e ndërlikuar, e lidhur me Rezistencën në nënvetëdijen kolektive. Ndryshe nga sa mund të mendojnë shumë, ajo nis nga mesi i viteve 1960. Një këngë që përcjell një pasuri të pamasë bashkëkohore dhe ndërkombëtare, e cila kalon përmes Netflix dhe zbret në tragjedinë e Ukrainës.

“Bella Ciao”, që njihet si kënga e Rezistencës, në të vërtetë nuk u këndua kurrë gjatë luftës. Himni politik lindi në fakt në vitin 1964, kur në verën e atij viti u këndua në Festivalin e Spoleto-s.

Corriere della Sera ndjek historinë e këngës, duke u bazuar te dëshmia e Giorgio Bocca-s, partizan në atë kohë.

“Në 20 muajt e luftës partizan nuk e kam dëgjuar kurrë të këndohet “Bella Ciao”, ishte një shpikje e Festivalit të Spoletos”, thotë ai.

“Bella Ciao” ishte në fakt një kolazh këngësh popullore që u prezantua për herë të parë në verën e vitit 1964. Pati shumë sukses dhe u këndua më pas në shumicën e shesheve italiane. Pra, si himn politik, kënga lindi pikërisht në Spoleto, rreth 20 vjet pasi kishte mbaruar lufta.

Kënga siçe njohim sot nuk shfaqet në asnjë prej këngëve partizane që nisën të mblidheshin menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjurmët e para janë në revistën “La Lapa”, ndërsa më pas, në 1953, në “L’Unita”, organi zyrtar i Partisë Komuniste Italiane. Por fakte të sigurta dhe të dokumentuara se ajo është kënduar gjatë Rezistencës nuk ka. Kjo i jep të drejtë Bocca-s në rrëfimin e tij.

Duke analizuar faktet, historiani Alessandro Bermani flet për “shpikjen e një tradite”, duke shtuar se në mes të viteve ’60, qendra e majtë në pushtet e projektoi “Bella Ciao” si simbol për t’i dhënë unitet lëvizjes partizane. Ai theksoi se i vetmi himn i përdorur gjatë Rezistencës ishte “Fischia il vento”, që këndohej masivisht në brigadat e Garibaldit.

Janë disa versionet për origjinën e hershme të kësaj kënge. Disa studime e shohin origjinën e këngës partizane te kënga “Fior di tomba”, një prej këngëve popullore të Piemontes, të cilat u mblodhën dhe u publikuan në 1888. Një prej këtyre këngëve nis me vargjet “Sta matina, mi sun levata”...

25 prilli, Dita e Çlirimit në Itali, mbetet gjithsesi e lidhur ngushtë me “Bella Ciao”. "Kuptimi i 25 prillit është i gjithi në vargun e parë dhe të fundit të "Bella ciao": ka një pushtues të tmerrshëm, është befasia e një populli që reagon dhe e bën këtë jo vetëm në emër të vlerave apo besimit politik, por në emër të lirisë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy