Sejamini: Rama krijoi shfaqje për zgjedhjen e presidentin, opozita u përfshi në lojë

Sejamini: Rama krijoi shfaqje për zgjedhjen e presidentin, opozita u përfshi në lojë

Gazetari Neritan Sejamini në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri ku deklaroi se Rama krijoi një shfaqje dhe nuk i dha as peshën këtij procesi.

Sipas tij mënyra si e kemi rregulluar ne punën e presidentit është e dështuar dhe problemi është nëse do e ndryshojmë këtë në të ardhmen.

Ky rregull duhet ndryshuar. Duke iu afruar bashkëpunim opozitës, Rama mbajti larg diskutimin. Ne sot Ramën e akuzojmë se ka mbledhur të gjitha pushtetet, por një muaj e ca u krijua ideja se do kishte konsensus dhe të gjithë e hëngrën këtë karem, por dhe pjesa e opozitës që dha emra, dhe pjesa tjetër që dha terma reference se si duhet të jetë presidenti, u futën në një lojë. Me ndryshimet e bëra nga kushtetuta presidenti është bërë qesharak të gjitha problemet kushtetuese u anashkaluan sepse Rama krijoi një shfaqje dhe nuk i dha as peshën këtij procesi. Mënyra si e kemi rregulluar ne punën e presidentit është e dështuar dhe problemi është nëse do e ndryshojmë ne këtë të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy