Dedaj; Sporti më ndihmoi ta shoh dashurinë

Dedaj; Sporti më ndihmoi ta shoh dashurinë

Al Jazeera, reportazh për sportisten paraolimipike shqiptare që përfaqëson Italinë 

Televizioni Al Jazeera i kushton një reportazh sportistes paraolimpike Arjola Dedaj që përfaqësoi Italinë në RIO 2016.  Pasi humbi shikimin, Dedaj u largua nga Shqipëria me një gomone. Tani ajo shkëlqen si yll i Olimipiadës në Rio de Janeiro, duke gjetur edhe dashurinë.

Jeta e Arjola Dedajt është një histori e gjatë e betejave të përditshme që nga lindja e saj në Shqipëri 35 vjet më parë. Kur ishte vetëm tre vjeçe, Dedaj u diagnostikua me “pigmentosa retinitis”, një grup i çrregullimeve të trashëguara që shkaktonte humbje të shikimit. Pas një fëmijërie të vështirë, Dedaj u zhvendos në Itali në një natë të ftohtë dhjetori në 1998, me një gomone. Disa ditë më parë, Dedaj bëri debutimin e saj në Paraolimpiadë – duke u renditur e 11-a  në garën 100 metra për femra në Rio de Janeiro.

"Kam dëgjuar tregime të pakëndshme dhe unë i kuptoj dhe më vjen keq, për shkak se ajo është diçka që unë e kam provuar duke kaluar Adriatikun me një varkë", tha  Dedaj për Al Jazeera.

"Të gjithë e kanë të drejtën për të jetuar me dinjitet dhe mbi të gjitha të ndihen mirë .", shprehet ajo. Të jetonte me dinjitet në Shqipëri nuk ishte e lehtë për Dedajn. Ajo ndihej keq dhe e diskriminuar. Por, në Itali Dedaj zbuloi një botë të re të mundësive. Në moshën 20-vjeçare Dedaj mori pjesë në  kampionatin kombëtar të bejsbollit për të verbrit në Milano. Në botën e atletikës hyri vetëm katër vjet më parë. Tani ajo është kampione me një medalje broxi dhe dy argjendi  në Kampionatin Evropian ne kërcim së gjati dhe vrapim 10 metër dhe 200 metër. Njerëzit në Shqipëri mendojnë se një person me aftësi të kufizuara nuk mund të ketë një të dashur ose të ketë një jetë të bukur. "Edhe në Itali, njerëzit me aftësi të kufizuara ndonjëherë paragjykohen, por unë kam pasur mundësinë për të biseduar me ta dhe t'i bëjë ata të kuptojnë situatën. "Për fat të mirë, ka shumë njerëz mendjehapur që bashkëjetojnë me të tjerët në diversitet.", thotë Dedaj. Ajo nuk është më një vajzë e trembur. Përmes sportit, Dedaj ka mësuar se si të shikojë botën me sy të rinj. Bota e atletikës i dha Dedajt, jo vetëm një mundësi për të rrëzuar dyshimet, por edhe për të gjetur dashurinë. Dedaj dhe Emanuele Di Marino, atlet paraolimpik i lindur me një shtrembërim në këmbën e majtë, janë njohur gjatë garave dhe tashmë janë një çift ëndrrash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy