Ish-futbollisti zgjidhet president në Gjeorgji/ Kavaleshvili, nga Mançester City tek bindjet antiperëndimore

Ish-futbollisti zgjidhet president në Gjeorgji/ Kavaleshvili, nga Mançester City tek bindjet antiperëndimore

Partia në pushtet në Gjeorgji ka zgjedhur me votat e saj Presidentin e Ri. Mikheil Kavelashvili ishte emri i propozuar që u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, nëpërmjet një procesi indirekt votimi në kolegjin zgjedhor, i cili përbëhet nga 300 delegatë, me shumicën e tyre qeverisëse kurse opozita e bojkotoi votimin.

Ndërkohë që në parlament kryhej votimi, mijëra protestues kishin rrethuar godinën për të kundërshtuar zgjedhjen e kandidaturës së mazhorancës gjeorgjiane.

Por kush është Mikeil Kavelashvili?

Mikeil Kavelashvili në rininë e tij dhe karrierën profesionale ka qenë futbollist. Në vitet 1995-1997 ai ka veshur edhe fanellën e Mançester Sitit në Angli.

Në politikë, ai njihet sin je figurë me qëndrime të së djathtës ekstreme. 53-vjeçari ka bindje antiperëndimore dhe kundër të drejtave të komunitetit LGBTQ.

Në detyrën e re, ai do të pasojë Presidenten në detyrë Salome Zurabishvili e cila para votimit paralajmëroi se nuk do e njohë zgjedhjen e pasuesit të saj pasi parlamenti është ilegjitim.

Kriza politike në Gjeorgji ka shpërthyer pasi Ëndrra Gjeorgjiane ka pretenduar fitore në zgjedhje, ndërsa kriza është intensifikuar pas vendimit të kësaj partie për t’i pezulluar negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian deri më 2027.

Prej tetorit, protesta masive mbahen periodikisht në kryeqytetin Tbilisi, të cilat shpesh kanë qenë edhe të dhunshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy