
Me rritjen e temperaturave, autoritetet lokale kanë marrë masa për të mbajtur nën kontroll situatën për zjarrvëniet në pyje. Në Lezhë janë ngritur 4 pika vrojtimi në pyje, ndërsa po mbahen nën kontroll të dyshuarit për vendosjen e zjarreve që na shoqërojnë gjatë gjithë stinës së verës.



