Çfarë thotë OSBE për zgjedhjet?/ Zogaj: Kontesti dhe sfondi janë më shumë përshkrues, nuk ka asgjë për t’u veçuar në raport

Çfarë thotë OSBE për zgjedhjet?/ Zogaj: Kontesti dhe sfondi janë më shumë përshkrues, nuk ka asgjë për t’u veçuar në raport

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, i publikuar në tetor 2025, identifikon një sërë mangësish serioze në fushatën dhe administrimin zgjedhor në Shqipëri, duke ngritur dyshime mbi barazinë e garës dhe integritetin e procesit.
Megjithatë, analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e sheh raportin më shumë si përshkrues sesa kritik, duke theksuar se nuk sjell ndonjë element të ri për procesin zgjedhor.

Ky është një kontest përshkrues, një gjë që e kemi parë dhe e dimë të gjithë. Nuk thotë asgjë të re për zgjedhjet. Ata thjesht kanë përmbledhur disa momente, 4 ose 5 pika që janë sintetizuar nga ajo që dihej më parë. 

Raporti përfshin elementë të përgjithshëm që nuk ndryshojnë perceptimin për mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.

Sfondi dhe kontesti nuk kanë asgjë për t’u ndalur shumë. Janë çështje që i njohim prej kohësh, pjesë e historisë zgjedhore të Shqipërisë.

Raporti i OSBE-së nuk përmban ndonjë konstatim që mund të ndikojë ndjeshëm në vlerësimin e procesit politik në vend, si një dokument rutinë përshkrues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy