Samiti dhe protesta, Rusta: Perimetri strikt fillon nga Kryeministria deri te Air Albania (VIDEO)

Samiti dhe protesta, Rusta: Perimetri strikt fillon nga Kryeministria deri te Air Albania (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live ka komentuar lidhur me masat e marra sa i përket samitit dhe protestës së paralajmëruar nga opozita.

Ai tha se policia marrë një plan masash për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve, ku u shpreh se  perimetri strikt konsiderohet nga kryeministria deri te stadiumi Air Albania, ndërsa nga ura e Hotel Dajtit deri te Galeria e Arteve është e hapur.

Sot përkatësisht dhe koincidenca me protestën e thirrur nga Berisha e cila pritet të mbahet mesditën e sotme rreth 12 ka bërë që policia të jetë me një tjetër plan masash. Efektivët janë po të njëjtët rreth 2200 nga garda, civilët, etj. Po të shohim pamjet dhe perimetrin, bulevardi është konsideruar si zona e kuqe, perimetri strikt konsiderohet nga kryeministria deri te stadiumi Air Albania. Ndërsa pjesa tjetër është e hapur është lënë mesa duket që Partia Demokratike të lëvizë nga selia e saj deri sheshi i ministrisë së brendshme, të protestojë.  Pra nuk ka një bllokim total, ndërsa nga ura e Hotel Dajtit deri te Galeria e Arteve është e hapur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy