Zelensky, bisedë telefonike me Ramën: Thelbësore që Ukraina të jetë në tryezën e negociatave 

Zelensky, bisedë telefonike me Ramën: Thelbësore që Ukraina të jetë në tryezën e negociatave 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zbardhur një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në një postim në platformën “X” Zelensky thekson që është thelbësore që Ukraina dhe Europa të jenë në tryezën e negociatave.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha që “Zelensky nuk është aq i rëndësishëm” për të qenë pjesë e tryezave të bisedimeve.

POSTIMI I ZELENSKY-T

Zhvillova një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe falënderova qeverinë shqiptare dhe popullin për mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe popullin tonë. Diskutuam shumë tema të rëndësishme, projekte të përbashkëta dhe perspektiva të gjera. 
Diskutuam gjithashtu për iniciativat diplomatike evropiane.

Është thelbësore që Europa të jetë në tryezën e negociatave. Çdo gjë që ka të bëjë me Europën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Europës, dhe çdo gjë që ka të bëjë me Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës.
Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Europën.
Faleminderit për mbështetjen tuaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy