
Në ambientet e kryeministrisë është mbledhur Kommiteti i Emergjencave Civile, ku krerët e institucioneve përgjegjëse po raportojnë për situatën e përmbytjeve. Krerët e institucioneve përgjegjëse në po raportojnë për situatën e përmbytjeve duke bërë edhe një bilnac të situatës së përmbytjeve në vend.
Kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se është bërë një punë e mirë për organizimin e përballimit të kësaj situate.
"Puna e bërë për të organizuar përballimin e kësaj situate të pritshme prej disa javësh sa i përket infoamcioneve të marra nga institucionet që merren me këto parashikime rezulton të jetë një punë e mirë dhe me rezultate pozitive. Duke filluar nga puna e bërë nga ministrja, shefi i shtabit, prefektet, ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit për të vijuar me të tjerët. Është për tu nënvizuar roli që ka luajtur ministria e Energjisë dhe posaçërisht OSHEE e cila për fat të keq ka humbur një punonjës që është ndarë nga jeta në krye të detyrës. Dhe unë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta të familjes së të ndjerit", tha Rama.
Ndërsa ministri i Brendëshëm Fatmir Xhafa kërkoi që të bëhet një analizë dhe hetim.
“Kanë qenë 24 orë të vështira, për shkak të bllokimit të disa rrugëve në vend. Kanë qenë të gjithë në shërbim të forcuar, dhe një gatishmëri të plotë. Dua të pohoj se kemi pasur një partneritet me Forcat e Armatosura ka qenë shumë i mirë dhe nëse vazhdohet kështu mund të përballojmë çdo situatë. Dua të ngre një problem, lidhur me faktin që në shumë nga këto akse ka ndërtime të objekteve pa leje, ka ndërhyrje në shtratit e lumenjve. Mendoj që menjëherë pas kësaj situatë, duhet që të bëhet një vëzhgim në teren për të nxjerrë përgjegjësitë, për subjektet që kanë thyer ligjin”, tha Xhafaj.
Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi se falë bashkëpunimit është arritur ndihma për banorët.
"I kemi ardhur në ndihmë shumë banorëve. 24 orësshi i parë është menaxhuar kënaqëshëm. Situata do paraqitet e vëshitrë. FA kanë bërë një plan dislokimi, kemi 5-fishuar prezencën tonë krahasuar me 2015. Ka nevojë për angazhim, por jemi ditë natë për ti ardhur në ndihmë kujdo. Ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë garanci edhe për 24 orëshin e ardhshëm", tha Xhaçka.
Ndërsa këshilltari i kryeministrit Sandër Lleshi ka bërë një pasqyrim të situatës aktuale, ku ka thënë se deri më tani dëmi i madh i reshjeve është shkatërrimi i rreth 3 mijë shtëpive. Ndërkohe që ka paralajmëruar se pritet të ketë një stabilizim të situatës në vend.



