Dy viktima dhe 141 raste të reja nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Dy viktima dhe 141 raste të reja nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar sot për dy pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 18485 mostrave.

Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në kushte spitalore jetë ka ndërruar një 88 vjeçare nga Shkupi, kurse në kushte shtëpiake jetë ka ndërruar një paciente 80 vjeçare nga Kërçova.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 175 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 532

Që nga fillimi i pandemisë, në vend me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12,357 persona.

Prej tyre, 8,662 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive në Maqedoni është 3,163.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy