
Sistemi HAARP është një instalim shkencor i ndërtuar në vitin 1993 në Shtetet e Bashkuara, i projektuar për studimin e vetive dhe sjelljes së jonosferës, me qëllim kuptimin e ndikimit të saj në sistemet e komunikimit dhe navigimit, si ushtarak ashtu edhe civil.
Sipas teoricienit dhe anikonspiracionistit nga Kosova, Arianit Sllamniku, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pikërisht ky sistem qëndron pas asaj që ai e përshkruan si metoda të modifikimit artificial të motit, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar edhe në përmbytjet e fundit në Shqipëri.
Prej vitesh kam folur publikisht për këto teori, duke theksuar se një nga videot e mia të publikuara në YouTube disa vite më parë trajtonte pikërisht ndikimin e HAARP-it në kushtet klimatike.
Në atë kohë jam cilësuar si njeri që sheh qiellin kot, si dikush që flet pa baza.
Por sot, gjithnjë e më shumë njerëz po interesohen për këto teknologji të modifikimit të motit, sidomos pas pandemisë së Covid-19, kur këto tema u bënë më aktuale.
Sipas Sllamnikut, ekzistojnë dy metoda kryesore që përdoren për modifikimin e motit, sistemi HAARP dhe ajo që ai e quan sistemi “Chemtrails”.
Përmes avionëve shpërndahen metale të rënda në atmosferë, të cilat krijojnë një shtresë të bardhë në qiell, duke bllokuar rrezet e diellit dhe duke ndikuar në kushtet klimatike.
Përmes këtyre metodave ndodh “helmimi i tokës, ajrit dhe ujit”, gjë që sjell rritje të sëmundjeve dhe përfitime për industrinë farmaceutike.
Në këtë kontekst, Sllamniku foli edhe për detoksifikimin e trupit, të cilin e cilësoi si të nevojshëm për
Sistemi HAARP ka aftësinë të ndikojë në jonosferë përmes frekuencave të larta, duke shkaktuar ngrohje të shtresave të ajrit mbi territore të caktuara.
Jemi në mes të janarit dhe Kosova, për shembull, ende nuk ka borë. Po ashtu, para përmbytjeve në Shqipëri, kishte mungesë uji të pijshëm. Këto nuk janë rastësi.
Kur i kam shpjeguar këto teori 6 apo 7 vite më parë në mediat shqiptare, reagimi kishte qenë mosbesues dhe shpesh me ironi.



