Shtatë persona janë akuzuar për grabitjen e armatosur në setin e filmit francez të serialit hit të Netflix 'Lupin'.
Rreth njëzet hajdutë me kapuç sulmuan grupin e xhirimit duke lëshuar fishekzjarre ndaj tyre, tha një zëdhënës i Netflix.
Ata vodhën pajisje me vlerë më shumë se 300,000 euro gjatë grabitjes, në mes të ditës.
Ekuipazhi u sulmua ndërsa po xhironin në lagjen Nanterre, në perëndim të Parisit qendror, duke e detyruar prodhimin të ndalonte filmimin.
Shtatë të akuzuarit, të moshës nga 13 deri në 21 vjeç, tani përballen me akuzat për grabitje të armatosur si pjesë e një bande të organizuar, sipas Agence France-Presse.
Tre prej tyre po mbahen në paraburgim ndërsa katër janë nën mbikëqyrje gjyqësore. Policia thotë se është ende në kërkim të më shumë sulmuesve dhe ka gjetur disa nga pajisjet e vjedhura.
Frymëzuar nga mjeshtri imagjinar francez i maskimit Arsène Lupin, shfaqja tregon historinë e hajdutit profesionist Assane Diop, i cili luhet nga Omar Sy.
Sezoni i parë i shfaqjes, i lëshuar vitin e kaluar, u shikua nga miliona në mbarë botën dhe është seriali i parë francez që gëzon një sukses kaq të madh në Netflix.
Lupin nuk është i vetmi prodhim i profilit të lartë të Netflix që ka qenë në shënjestër të hajdutëve këtë vit.
Një ditë para grabitjes në Paris, grabitësit në South Yorkshire në MB vodhën më shumë se 200 rekuizita antike nga seti i serialit televiziv The Crown .
Sendet e vjedhura u vlerësuan deri në 150,000 £ dhe përfshinin një kopje të një veze Fabergé e cila ishte në pronësi të gjyshit të mbretëreshës George V në 1933.



