Sapo të bëj betimin, do t'i kërkoj Departamentit të Drejtësisë të zbatojë dënimin me vdekje për kriminelët e dhunshëm për të mbrojtur familjet amerikane.
Ne do të kthehemi të jemi një vend i rendit dhe ligjit.

Kështu shkoi Donald Trump në rrjetin e tij social “Truth” pas vendimit të Joe Biden për të zbutur dënimin me vdekje federale për 37 të burgosur.
Ditën e djeshme Biden ndryshoi dënimet e 37 personave të dënuar me vdekje.
Trump shkroi gjithashtu se të afërmit dhe miqtë e viktimave janë të shkatërruar.



