Janë shumëfishuar protestat në rajone të ndryshme të Rusisë kundër mobilizimit të pjesshëm të shpallur javën e kaluar nga presidenti rus Vladimir Putin për ofensivën e tij në Ukrainë.
Sipas OJQ-së OVD-Info, që nga 21 shtatori mbi 2388 persona janë arrestuar gjatë aksioneve protestuese kundër mobilizimit.
Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan protesta dhe trazira me policinë edhe në republikën ruse të Dagestanit, një rajon i varfër, multietnik dhe me shumicë myslimane të Kaukazit.
Ndërkohë ditën e djeshme pika Kufitare Finlandeze regjistroi hyrjen e 7743 rusëve nga kufiri tokësor, ndërkohë që bëhet me dije se 3662 rus u larg më pas.
Rajavartiolaitos, roja kufitare finlandeze, e bëri të ditur këtë në Twitter.
Trafiku është ende i rënduar, por ka rënë nga piku i fundjavës: shumica e atyre që hyjnë shkojnë në vende të tjera”.



