Akuzat për udhëtimet/ Rama: U bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla, të dyndin me shpifje dhe të thonë bëj transparencë

Akuzat për udhëtimet/ Rama: U bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla, të dyndin me shpifje dhe të thonë bëj transparencë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter përkitazi me akuzat e opozitës lidhur me udhëtimet e tij me charter.

Kreu i qeverisë thekson se qeveria shqiptare nuk ka blerë dhe as nuk ka marrë me qira avion, por ka blerë orë fluturimi me një marrëveshje promocionale.

 Rama thotë se opozita ka si qëllim nxitjen e popullit për konflikt përmes shpifjeve.

I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?!

Jemi pyetur shumë herë këto vite për avionin ALBANIA dhe i kemi dhënë informacionet, po tani u bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba, kështu që u ngrit tymi lart se helbete, duhet hedhur sa më shumë blozë, “S’ka asnjë faj Putini, çohu o popull se duhet rrëzuar regjimi!”

Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!

Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?! Ka si s’ka! Hilja është ashiqare fare tek përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Opozita kërkoi një ditë më parë ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet e kryeministrit jashtë Shqipërisë, ku sipas tyre shuma e shpenzuar arrin në 22 milionë euro.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy