Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni është lënë në “arrest shtëpie” nga GJKKO, pas qëndrimit për dy orë brenda godinës.
Hyseni akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit, si bashkëpunëtore e kreut të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t, Ergys Agasi.
Lidhur me komunikimet me Agasin, Hyseni pretendon se janë komunikime të një drejtuese institucioni me një informator, bashkëpunëtor të Shërbimit, për të cilën SPAK thotë se është vetëm një alibi, Hyseni nuk ka ndjekur procedurat për të informuar institucionet për rekrutimin e Agasit si anëtar i SHISH.
Ndërkohë, më herët GJKKO la në burg Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në lokalin e vilave qeveritare në Durrës, të cilët akuzohen nga SPAK se ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë.



