Kreu i opozitës, Lulzim Basha mblodhi në orën 14:30 grupin parlamentar të PD-së ku i informoi për negociatat e bëra. Burime nga PD thanë se Basha ka pranuar dy propozimet e reja të ndërkombëtarëve ndërsa deputeti Eduart Selami deklaroi se nëse nuk arrihet konsensusi fatura do të rëndojë mbi ta.



