
Një burrë i armatosur dyshohet se u përpoq të futej në godinën e FBI-së në Cincinnati. Ai u qëllua për vdekje pas një përplasje disa orëshe me forcat e rendit, thonë autoritetet.
I dyshuari është identifikuar si Ricky Shiffer, sipas tre burimeve federale ligjzbatuese. Një burim tha për CNN se i dyshuari besohej të ishte i armatosur me një armë AR-15.
Pasi tentoi të hynte në objektin e FBI-së, autoritetet thonë se ai u largua dhe automjeti i tij u ndoq nga policia e shtetit.
Kur ndjekja e automjeteve përfundoi, pati një përplasje të gjatë që përfundoi kur i dyshuari u qëllua dhe u vra nga forcat e rendit, sipas autoriteteve.



