Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sot fill pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Policinë e Shtetit dhe situatën e kriminalitetit në vend.
Basha shkruan në “Twitter” se punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi dhe se fajtor pёr ngjarjen ёshtё regjimi Rama-Doshi dhe se policia pёrdoret si njё vegёl e tij.
Sipas tij, zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin duke u shprehur se fajtori ishte pa pёrgjigje.
Reagimi i Bashës
Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!



