Mema: SHBA dominon në arenën ndërkombëtare. Politikat e Trump destabilizuese, por me impakt pozitiv

Mema: SHBA dominon në arenën ndërkombëtare. Politikat e Trump destabilizuese, por me impakt pozitiv

Medlir Mema, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në MCN Informacion ka komentuar lidhur me presidencën e dytë të Trump ku u shpreh se ndikimi i politikave ekonomike të Trump, tarifat në veçanti mund të ndikojnë dhe në rajon.

Ai tha se SHBA konkurron në arenën ndërkombëtare dhe se Trump nuk pritet që të ketë sjellje bipolare. Sipas tij politikat e Trump kanë qenë gjithmonë destabilizuese, por me një impakt pozitiv.

Është herët për të folur për bipoliratitet, mënyra më e mirë është një plus që SHBA janë fuqia më e madhe sepse kemi dhe Rusinë, Kinë, Turqia, Irani, Koreja Veriut që janë të pakënaqur në këtë rend botëror, por nuk jemi në rend bipolar akoma. I vetmi shtet që mund të konkurojë SHBA në këtë bipolaritet është Kina, por ajo nuk është faktor as në rastin e NATOs, as në rastin e Ukrainës dhe Rusisë dhe as në Lindjen e Mesme.

Pra në secilën nga këto çështje Kina mbetet një faktor i vogël ose pothuajse i padukshëm dhe mendoj se është herët për një diskutim të tillë. Rusia po ashtu nuk konsiderohet si një konkurent apo kandidat për të arritur një qëllim të tillë.

Sa i përket sigurisë Mema tha se politikat e Trump kanë qenë destabilizuese për rajonin, përfshirë dhe NATO, por dhe pse të tilla kanë pasur një impakt pozitiv që do të thotë se vetë vendet e BE, NATO të paktën e kanë marrë më seriozisht çështjen e mbrojtjes.

Në këtë kontekst vetë evropianët janë përgatitur për njëlloj distancimi ndoshta jo shumë të shpejt por dhe jo të largët me SHBA. SHBA vazhdojnë të jenë një fuqi euroatlantike, por në të njëjtën kohë jo vetëm gjatë administratës së Trump por edhe në administrata të tjera para dhe pas janë orientuar drejt Azisë.

Aktualisht kemi një zgjim të forcave popullore të djathta në Evropë, si Orban dhe në njëfarë mënyrë duan një Evropë të shteteve dhe jo një Evropë të Bashkimit evropian, kjo përbën një sfidë.

Do shohim më shumë vazhdimësi në lidhje me Kinën, por sigurisht duhet të kuptojmë se tarifat janë një mjet i ushtruar për të arritur një mjet përfundimtar dhe ka për qëllim dobësimin e ekonomisë së Kinës dhe për të paralajmëruar vendet e tjera për të mos konkuruar. Kjo lojë do vazhdojë të luhet pa arritur një konflikt fizik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy