Norvegji/ Autobusi përfundon në liqen, të paktën 3 të vdekur

Norvegji/ Autobusi përfundon në liqen, të paktën 3 të vdekur

Një aksident i rëndë në Norvegji u mori jetën disa të paktën tre personave. Ngjarja ndodhi në Norvegjinë veriore ku një autobus që udhëtonte përgjatë E10 në komunën e Hadsel, pranë ngushticës së Raftsundet, doli nga rruga për arsye që ende nuk dihen, ra në liqenin Åsvatnet. Tre persona kanë vdekur dhe katër janë të plagosur rëndë.

Ekipet e shpëtimit nga i gjithë rajoni ndërhynë në vend dhe gjetën autobusin pjesërisht të zhytur në ujë: errësira e shoqëruar nga shiu intensiv dhe era e fortë i bënë operacionet e shpëtimit edhe më komplekse. "Kushtet e motit në vend janë shumë të këqija. Helikopterët e shpëtimit janë dërguar nga Bodo dhe Tromso, si dhe shërbime të tjera emergjente", tha Jan Eskil Severinsen, nga Qendra Norvegjeze e Koordinimit të Shpëtimit, i intervistuar nga televizioni publik Nrk.

Sipas mediave norvegjeze, në bord kishte shtetas të të paktën tetë kombësive të ndryshme, të ardhur jo vetëm nga vetë Norvegjia, por edhe nga India, Kina, Singapori, Malajzia, Holanda, Franca dhe Sudani i Jugut. Të paktën 20 shtetas kinezë, tha ambasada e Pekinit në Oslo.

“Të gjithë ne në Norvegji jemi të tronditur nga ajo që po mësojmë nga Hadsel”, tha kryeministri Jonas Gahr Stõre në TV. "Ky është një aksident shumë i rëndë me shumë persona të përfshirë. Ka të vdekur dhe të plagosur rëndë. E para që duhet bërë është t'u qëndrojmë pranë", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy