Biznesmeni gay në krye të Syriza-s/ 35-vjeçari greko-amerikan siguron mbi 56% te votave

Biznesmeni gay në krye të Syriza-s/ 35-vjeçari greko-amerikan siguron mbi 56% te votave

Stefanos Kasselakis është kreu i ri i partisë kryesore opozitare në Greqi Syriza. Kasselakis mori mbështetjen më të mëdha në garën e tij për kreun e Syrizas pasi arriti të sigurojë mbi 56% të votave.

35 vjeçar I njohur si biznesmeni me orientim homoseksual dhe një ish bashkëpunëtor I Goldman Sachs e ka ndarë opinionin në dy grupime ata që besojnë tek vizioni I tij dhe të tjerët që e shohin si një person jo të formuar politikisht dhe më tepër të lidhur me mediat sociale se sa me botën reale.

Ky grupim argumenton se Kasselakis shumë shpejt do të kthehet në shënjestër të kundërshtareve të tij politik. Pas fitores së thellë përballe rivales së tij Efi Açtsioglou ish ministre, Kasselakis premtoi se do te jetë zëri I shoqërisë greke.

“Sot fitoi drita dhe shpresa kolektive, shpresa për të ardhmen… Unë nuk jam një fenomen. Unë jam zëri i një shoqërie dhe nuk do t'ju zhgënjej. Nesër fillon puna e vështirë.”, tha Kasselakis.

Lideri I Syrizas, 35 vjeçari greko-amerikan ka sinjalizuar nisjen e ndryshimeve rrënjësore në këtë forcë politike. Ai vazhdimisht është shprehur se nëse kjo parti një aleancë progresive dëshiron të shijojë sërish pushtetin duhet të kopjojë sa më shpejt të jetë e mundur formulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shndërrimin në një çadër të madhe politike.

Ndër premtimet kryesor të Kasselakis është lehtësimi drastik I taksave në sektorin publik dhe privat, ndarja e kishës nga shteti, reformat në drejtësi, legalizimi I martesave të të njëjtit seks dhe shtetësia për fëmijët e emigrantëve të lindur dhe të rritur në Greqi.

Megjithatë shumë kritikë janë skeptik për programin e tij politik pasi sipas këtyre zërave askund nuk specifikohet se si do të përmbushet secili prej zotimeve.

Partia më e madhe opozitare Syriza u katapultua në pushtet në kulmin e krizës ekonomike të Greqisë në vitin 2015 për tu mundur vetëm katër vite më vonë në 2019 nga partia konservatore Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy