Rusia nuk synon më të nisë projekte të përbashkëta me Bashkimin Evropian, i cili po bën një luftë hibride kundër Moskës.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për TASS.
Menjëherë pas nisjes së operacionit special ushtarak, Brukseli ndoqi shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të nisur një luftë hibride kundër nesh. Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell ishte një nga të parët që kërkoi të mposhtë Rusinë në fushën e betejës. Natyrisht, nuk do të ketë më biznese si zakonisht me këto palë.



