Ish-Presidenti amerikan George W. Bush thotë se nuk është penduar për urdhrin për ndërhyrje në Irak dhe Afganistan.
“Mendoj se ishte vendimi i duhur”, tha Bush për NBC.
“Isha shumë i urryer kur mora të dyja vendimet për ndërhyrje në Afganistan dhe Irak sepse e dija se atje do të kishte pasoja të tmerrshme”, theksoi ai gjatë një vizite tek veteranët e luftës.
SHBA morrën një vendim të rëndësishëm për të ndërhyrë në Afganistan pas sulmit të 11 shtatorit 2001 në kullat binjake në New York.



