Ibsen Elezi ish-anëtar i këshillit kombëtar, PD në ‘MCN Live’ ka folur për paraqitjen e Ilir Metës NË spak për të cilin u shpreh se SPAK nuk po i godet si opozitë por si individë prandaj sipas tij nuk zë vend kur thuhet se po tregohet i njëanshëm.
Ai tha se politikanët kanë ngritur modelin e njerëzve të papërgjegjshëm dhe se Rama duke mbrojtur veten mbron dhe partinë e tij.
Sa i përket rastit të Veliajt ai tha se me goditjen që SPAK i ka bërë kryebashkiakut edhe Rama është më i dobët politikisht.
Për të analizuar situatat e tyre duhet të vendosësh veten në pozitat e tyre. Një person i akuzuar që mund të vuajë dënimin kuptohet se do përdorë të gjitha mjetet për tu mbrojtur dhe rruga më e fortë për tu mbrojtur është që ta lidhi ngushtë me politikën dhe për ta bërë këtë duhet të jesh faktor i rëndësishëm politik dhe kjo i bashkon Metën dhe Berishën që të tregojnë se ata janë opozita.
Kjo është strategjia që kanë përdorur për të thënë se ne jemi opozita dhe çdo akt i tyre për tu parë si politik. SPAK nuk po godet vetëm opozitën, por individin sepse nuk do ja ulte as PS imazhin deri në këtë pikë që e ka çuar sepse ka treguar se kjo qeverisje është një rrjet korrupsioni dhe këtë e ka vërtetuar SPAK me intensitetin e punës që ka pasur në raport me drejtuesit e lartë të qeverisë.
Pra nuk zë vend kur thuhet se SPAK po tregohet i njëanshëm. SPAK është një institucion që ka rregulla që dhe i kufizuar bënë aq sa mund të bëjë.
Më tej ai shtoi se përgjegjësia kthehet në shumë personale sepse s’mund të justifikohen sepse e ndërtojnë partinë me besnikë të vetë sikur po shkojnë në luftë dhe se hapja për të shkuar drejt ofertës nuk është duke u çjerrë nga dritarja.
Modeli i papërgjegjshmërisë është një model që duhet rrëzuar dhe gara në këto zgjedhje duhet të jetë gara e modeleve se populli nuk pyet më për programe se këta të gjithë gënjejnë.
Me situatën e krijuar me Veliajn Rama sot është më i dobët politikisht, këtyre po tu heqësh një lider nuk janë ajo partia e konsoliduar, autokracia këtë sjell qokat dhe e gjithë kjo rrugë është rrugë interesi.
Veliaj ka potencë dhe i shkakton dëm PS. Rama është i detyruar deri në zgjedhje të mbrojë Veliaj se po plasi ky tullumbac para zgjedhjeve është një dëm i madh për ta.



