Kryetarja e AfD: Gjermania nuk ka nevojë për Bashkimin Evropian

Kryetarja e AfD: Gjermania nuk ka nevojë për Bashkimin Evropian

Gjermania, për të mbijetuar, nuk ka nevojë për Bashkimin Evropian. BE-ja ka nevojë për Gjermaninë. Ajo duhet të sillet në përputhje me rrethanat. Vetëm në këto kushte dalja e Gjermanisë nga BE nuk do të jetë e nevojshme.

Kështu tha Alice Weidel, kryetarja e partisë gjermane të ekstremit të djathtë Afd, gjatë një interviste për “La Repubblica”.

“Ne nuk duam t'i shkatërrojmë gjërat, ne duam t'i reformojmë ato.

Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse partnerët tanë evropianë e kuptojnë se ata duhet të respektojnë interesat më jetike”, shtoi Weidel.

E intervistuar me rastin e rezultatit historik të marrë në zgjedhjet rajonale në Turingi dhe Saksoni, Ëeidel kundërshtoi gjithashtu vendimin e CDU-së për të izoluar partinë e saj. 

Po ashtu Weidel tha se AfD nuk është as radikale dhe as ekstremiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy