Gjinkuri takim ‘online’ me Yuri Kim: Kërkova mbështetjen e SHBA-së për nxitjen e dialogut

Gjinkuri takim ‘online’ me Yuri Kim: Kërkova mbështetjen e SHBA-së për nxitjen e dialogut

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka zhvilluar sot një takim “online” me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Gjiknuri ka bërë me dije se në këtë takim e ka informuar ambasadoren për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe i ka kërkuar asaj mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.

E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit.

 Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik =ReformaZgjedhore”, shkruan Gjiknuri.

Ndërkohë mbledhja online e komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore do të bëhet të mërkurën në orën 09:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy